EuroVoc, fjalori shumëgjuhësh i BE-së
EuroVoc-u është fjalor shumëgjuhësh, i cili i mbulon aktivitetet e BE-së, në veçanti ato të Parlamentit të Evropës. Ai përmban terme gjuhësore në 22 gjuhë të BE-së (bullgarisht, çekisht, danisht, anglisht, estonisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, hungarisht, italisht, letonisht, lituanisht, maltisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, sllovakisht, sllovenisht, spanjisht dhe suedisht), si dhe kroatisht, maqedonisht dhe serbisht.
EuroVoc-u menaxhohet nga Zyra për Publikim e BE-së, e cila është fokusuar drejt menaxhimit të fjalorit ontologjik dhe ueb teknologjive semantike në përputhje me rekomandimet e Konsorciumit të WWW (W3C) dhe trendet më të fundit të standardeve për hartim të fjalorëve.
Në mesin e përdoruesve të EuroVoc-ut janë Parlamenti i Evropës, Zyra e BE-së për Publikim, parlamentet nacionale dhe rajonale të Evropës, qeveritë nacionale dhe përdoruesit privat anekënd botës.
a