Qëllimet
QËLLIMI I FJALORIT
Fjalori është listë e strukturuar e shprehjeve, që synon brenda një sistem të dokumentuar t’i përfaqësojë qartë konceptet përmbajtjesore të dokumenteve si dhe pyetjet, të cilat i adresohen atij sistemi.
Në gjuhën natyrore, koncepti mund të përfaqësohet nga një numër i shprehjeve të barabarta (për shembull, industri bujqësore (agro-industri) dhe industri të produkteve ushqimore bujqësore ose përpunim të produkteve bujqësore dhe industri për përpunim të prodhimeve bujqësore).
Roli i fjalorit është monitorimi i vokabularit, me çka do të mundësohet që secili koncept të përfaqësohet nga termet dhe përshkruesit e preferuar. Domethënie e përshkruesit qartësohet përmes lidhjeve ndërmjet termeve në fjalor.
Sinonimet ose termet ekuivalente, të quajtura jopërshkrues kurrë nuk shënohen si terma për indeksim, por përkundrazi si përdorues të drejtpërdrejtë të përshkruesve adekuat.
QËLLIMI I EUROVOC
Eurovoc-u është fjalor shumëgjuhësh, i cili parimisht është krijuar enkas për përpunim të informacioneve të dokumentuara të institucioneve të BE-së.
Ai është një fjalor multidisiplinar, që mbulon sfera mjaft të gjera, në të cilat përfshihen këndvështrimet e Bashkimit Evropian dhe këndvështrimet shtetërore, me theks të posaçëm në aktivitetet parlamentare. Eurovoc është një pako e kontrolluar e vokabularit, që mund të përdoret jashtë institucioneve të BE-së, në veçanti nga parlamentet shtetërore.
Qëllimi i fjalorit është të bëjë menaxhimin e informacioneve dhe shpërndarjen e shërbimeve me vegla koherente për indeksim, në drejtim të menaxhimit efektiv të resurseve të tyre për dokumentim, por edhe t’iu mundësohet përdoruesve të realizojnë hulumtime dokumentuese, duke përdorë vokabular të kontrolluar.
PËRPARËSITË DHE KUFIZIMET
(a) Përparësitë
Përdorimi i fjalorit i ka këta përparësi:
— standardizimi terminologjik i vokabularëve për indeksim, të cilët mundësojnë hulumtime më të sakta për dokumentim;
— multilingualizmi: krijimi i ekuivalencës së gjuhëve ndërmjet koncepteve identike të shprehura në gjuhë të ndryshme iu mundëson dokumenteve të indeksohen në gjuhën e dokumentuesit, ndërsa hulumtimet të bëhen në gjuhën e përdoruesit;
— shkëmbimi i regjistrave bibliografike ndërmjet shërbimeve dokumentare, të cilat e përdorin fjalorin Eurovoc.
(б) Kufizimet
Megjithatë, Eurovoc ka kufizime.
— Eurovoc-u është disenjuar për t’i përmbushur nevojat e sistemeve të dokumentimit të përgjithshëm të aktiviteteve të Bashkimit Evropian; ai nuk është i përshtatshëm për indeksim dhe kërkim të dokumenteve të specializuara;
— Eurovoc nuk mund të pretendojë të mbulojë në masë të mjaftueshme situata të ndryshme nacionale; sidoqoftë, po bëhen tentime, që të merren parasysh nevojat e përdoruesve jashtë institucioneve të BE-së.
a