Sferat që mbulon Eurovoc
Fjalori Eurovoc mbulon të gjitha sferat e aktiviteteve të institucioneve të Bashkimit Evropian:
- POLITIKË;
- MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE;
- BASHKIMI EVROPIAN;
- LEGJISLACION;
- EKONOMI;
- TREGTI;
- FINANCA;
- ÇËSHTJE SHOQËRORE;
- ARSIM DHE KOMUNIKIM;
- SHKENCË;
- BIZNES DHE KONKURRENCË;
- PUNËSIM DHE KUSHTE TË PUNËS;
- TRANSPORT;
- MJEDIS JETËSOR;
- AGRIKULTURË, PYLLTARI DHE PESHKIM;
- PRODUKTE USHQIMORE BUJQËSORE ;
- PRODHIM, TEKNOLOGJI DHE HULUMTIM;
- ENERGJI;
- INDUSTRI;
- GJEOGRAFI;
- ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE.
Disa sfera janë më shumë të zhvilluara për dallim nga disa tjera për shkak se më së afërmi janë të ndërlidhura me qendrat e interesit të BE-së. Pra, për shembull, në Eurovoc janë shënuar emrat e rajoneve të secilit vend anëtar të BE-së, por jo edhe ata të vendeve të treta.
Grupimi i përshkruesve në sfera deri në njëfarë mase është arbitrar. Njëra ndër karakteristika dalluese te Eurovoc-ut është kufizimi i polikierarkisë. Përshkruesit, të cilët do të mund të futen në një ose më shumë sfera, janë ata që në përgjithësi janë përcaktuar vetëm për sferën, e cila duket se është më e natyrshme për përdoruesit, me qëllim që të lehtësohet menaxhimi i fjalorit dhe të kufizohet vëllimi i tij...
a