EN SQ MK

Vegla të reja për menaxhim dhe shpërndarje të fjalorit Eurovoc

Në dhjetor të vitit 2000, përdoruesit e Eurovoc-ut për herë të parë kishin mundësi të kenë qasje në ueb faqen e Eurovoc-ut. Qasja onlajn në Eurovoc në masë të konsiderueshme e ka rritur audiencën. Ueb faqja iu mundëson përdoruesve që ta konsultojnë fjalorin, gati se njësoj sikurse në versionin i shtypur. Përveç konsultimeve të mbështetura në tema dhe hulumtime sipas radhitjes alfabetike për terme të posaçme, ueb faqja ofron një mori mundësish tjera: një leksikon të termeve, të cilat i takojnë mikro fjalorit; përkthim të përshkruesit ose tërë spektrit semantik të përshkruesit, fletë shumëgjuhëshe, shkarkim në pdf format.

Njëkohësisht, sistem për mirëmbajtje të fjalorit Eurovoc i mbështetur ne ueb teknologjia është zhvilluar plotësisht për nevojat e sistemit për menaxhim të fjalorit. Ky sistem me qasje të kufizuar mund të përdoret për menaxhim të të gjitha llojeve të amendamenteve, për të dhënë propozime, për vuzalizim ose për të propozuar koncepte të reja dhe për të trajtuar propozimet e bëra nga përdoruesit e të gjitha versioneve të gjuhëve.

Tani është hapur sistemi për mirëmbajtje elektronike, që iu shërben anëtarëve të Komitetit për Mirëmbajtje dhe deputetëve të parlamenteve nacionale gjatë dorëzimit të propozime, përkthyesve-personave që merren me terminologji gjatë përkthimit të koncepteve në të gjitha versionet gjuhësore.

a

Përkthyer nga edicionet origjinale gjuhësore të Fjalorit Eurovoc (Botimi 4.4) © Bashkimi Evropian, 2012

Përkthimi maqedonas: © Instituti Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare, 2012

Përgjegjësia për përkthim në gjuhën maqedonase shtrihet tërësisht në Institutin Nacional Demokratik për çështje ndërkombëtare